Mbi 200 mijë euro në ndërtimin e shtatë rrugëve në lagjen “Arbëria”
Gjilan, 4 tetor – Komuna e Gjilanit po vazhdon me investime në infrastrukturë në lagjen “Arbëria”, ku aktualisht po ndërtohen shtatë rrugica, përfshirë rrjetin e ujësjellësit, kanalizimin dhe alfaltimin.
Gjatë vizitës së punimeve atje, nënkrytari Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga deputeti Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, ka njoftuar se shuma e investimeve në këto projekte është mbi 200 mijë euro.
“Përpos këtyre rrugëve, i kemi projektuar edhe gjashtë të tjera në këtë pjesë, të cilat fillojnë në pranverë. Ndërkohë, sot kemi dalë për të biseduar edhe me banorët dhe kërkesat e tyre do t’i inkorporojmë në kuadër të programit të katërshes infrastrukturore. Kryetari Haziri është i vendosur që përfundimisht t’i heqim lloçin dhe vadat”, tha nënkryetari Ismajli.​