Mbi 100 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Libi
Tripoli, 13 maj - Nga rrëzimi i një avioni në Libi, kanë humbur jetën më shumë se 100 njerëz. Nga 93 pasagjerët dhe 11 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord, ka mbijetuar vetëm një fëmijë nga Holanda, u bë e ditur.
Shumë nga pasagjerët ishin shtetas holandezë, konfirmoi shoqata e turizmit në Hagë. Avioni i tipit Airbus A 330 i shoqërisë \"Afriqiyah\" vinte nga Johanesburgu në Afrikën e Jugut.
Rrëzimi ndodhi gjatë zbritjes së avionit në aeroportin e Tripolisit. Koncerni Airbus premtoi se do të ndihmojë autoritetet në zbardhjen e shkaqeve të fatkeqësisë.
Me sa duket pak para uljes ishte konstatuar një defekt në avion. Qeveria libiane përjashtoi atentatin terrorist si shkak të fatkeqësisë.