21 Prill 2025

Mbi 1 milion udhëtarë shfrytëzuan ANP-në

Prishtinë, 12 tetor - Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës (AAC), ka njoftuar se deri në muajin shtator i këtij viti Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës  (ANP) “Adem Jashari” e kanë shfrytëzuar mbi 1 milion e 200 mijë udhëtarë.

“Edhe muaji shtator u dallua me rritje të theksuar të trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ duke shënuar 14.15% më shumë udhëtarë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2014, apo 135,301 udhëtarë gjithsejtë. Deri në shtator ANP-ja ka shërbyer 1,216,852 udhëtarë apo 12% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, është thënë në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)