Mbahet seanca e jashtëzakonshme për privatizimin e PTK-së
Prishtinë, 3 tetor - Me kërkesë të grupeve parlamentare të LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe të disa deputetëve të tjerë, Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme, ku parashihet të krijohet Komisioni hetimor parlamentar për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.
Kërkesa e 40 deputetëve nënshkrues, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Rregullores së Kuvendit, e ka obliguar Kryesinë që të thërrasë seancën e kërkuar të jashtëzakonshme.
Kërkuesit e seancës kanë precizuar që Komisioni hetimor të ketë mandatin kohor të punës, konform ligjit prej gjashtë muajsh dhe të përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët pritet të emërohen në seancë nga të gjitha grupet parlamentare.
Ndërsa Adem Grabovci shef i Grupit Parlamentare të PDK-së ka thënë se janë të gatshëm të hetojnë çdo proces, përfshirë edhe privatizimin e PTK-së, ani pse nuk e mohon se privatizimi i kësaj kompanie po shkon drejt dështimit.
Veprimet që po ndodhin po qojnë në atë drejtim të pengimit të këtij procesi. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të qartësojmë nëse vërtet ka pasur parregullsi të korrigjohen ato, por nëse ka qenë proces i rregullt të vazhdojë dhe të procedojë më tutje."
"Por ajo që po ndodh unë jam skeptik që mund të vazhdojë më tutje, dhe ky po proces po shihet qartë se po shkon drejt dështimit pa fajin tonë. Dëmet do të jenë jashtëzakonisht të mëdha për ekonominë e Kosovës dhe dikush duhet ta merr këtë përgjegjësi, ai.