Mbahet konferenca për përmirësimin e sigurisë në rrugë

Konferenca do bashkoj të gjitha palët e interesit të zotuara për përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe zhvillimin e një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përbashkët ndaj kësaj çështje.
Në mbështetje të Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2020 të OKB-së, Konferenca synon krijimin e një qasje të re të shkëmbimit të praktikave më të mira të bazuara në programet efektive të veprimit për sigurinë në rrugë në mes institucioneve lokale, rajonale dhe Evropiane.
Konferenca në fjalë mbështetet nga IRU Academy, European Transport Safety Council - ETSC, Centre for Transport and Logistics Sapienza - University of Rome dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.
Në këtë konferencë do marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të larta qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat kanë mandat ligjor dhe trajtojnë çështjet e transportit dhe sigurisë rrugore.
Në panele të ndara do të prezantojnë përfaqësuesit nga IRU Academy (Zvicër), La prevention routiere internationale-PRI (Maroko), Promotrans (Francë), Federata Europiane e viktimave në trafikun rrugor (Belgjikë), Instituti i Belgjikës për siguri në rrugë (Belgjikë), Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Universiteti Politeknik i Tiranës (Shqipëri), Ministria e Infrastrukturës, Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Ministria e Punëve të Brendshme, Komuna e Prishtinës, Policia e Kosovës, OSBE, KFOR-i, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, etj.