04 Janar 2025

Mbahet konferenca ndërkombëtare për transportin dhe sigurinë rrugore

Prishtinë, 22 janar - Sot në Prishtinë organizohet konferenca e tretë ndërkombëtare për siguri në rrugë \"Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore\".

Konferenca organizohet nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, dhe përkrahet nga Sapienza – Università di Roma, IRU Academy, European Transport Safety Council – ETSC dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.

Kjo konferencë do të bashkojë institucionet dhe akterët që merren me çështjet e transportit dhe sigurisë rrugore në vend, regjion dhe Evropë dhe do të ofrojë edhe mundësi shtesë për të gjithë pjesëmarrësit që të shkëmbejnë idetë e tyre, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për t`u përballur me sfidat që lidhen me sigurinë rrugore, parandalimin e aksidenteve, projektet investuese të BE-së në infrastrukturën rrugore-hekurudhore, sigurimin e automjeteve, prezantimin e modeleve dhe transferimin e hulumtimeve të ndryshme për sigurinë në rrugë.

Do marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të larta qeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Panelist do të janë përfaqësuesit nga Ministria e Infrastruturës, Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Këshilli Evropian për siguri rrugore (Belgjikë), IRU Academy (Zvicër), EuroRap (Angli), Universiteti Sapienza (Itali), Këshilli Austriak për siguri në rrugë (Austri), Konfederata e Shoqatave shqiptare të sigurisë rrugore (Shipëri), Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (Maqedi), Zyra e Avokatit të popullit, Policia e Kosovës, EULEX, OSBE, KFOR, ICITAP, FSK, Akademia e Kosovës për siguri publike, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)