Mbahet forumi për siguri në trafik për komunat e Kosovës
Prishtinë, 1 mars - Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Helvetas Swiss Intercooperation, Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave - DEMOS, financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, organizojnë Forumin për Siguri në Trafik me moto \"çka duhet të bëjnë komunat në Kosovë?\".
Forumi për Siguri në Trafik organizohet me qëllim të identifikimit të problemeve lidhur me sigurinë në trafik, me theks në sigurinë e këmbësorëve dhe çiklistëve nëpër rrugët lokale.
Nga folësit e Forumit do të paraqiten problemet më të theksuara, ndërsa pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të marrin fjalën për pyetje dhe komente sa i përket infrastrukturës dhe legjislacionit që rregullon sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.