Mbahen garat me bicikleta - siguria në rrugë
Prishtinë, 13 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Kolegjin "Tempulli" dhe përkrahjen nga Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Asociacioni Kosovar i Motorizimit-AMRKS dhe Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë organizojnë aktivitetin tradicional në shkallë vendi, me nxënës përfaqësues të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga komunat e ndryshme të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të këtij edicioni nxënësit do të tregojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletave.
Nxënësit garues njëkohësisht do të kërkojnë më shumë siguri si dhe respektim të plotë të rregullave dhe shenjave të trafikut gjatë lëvizjes së tyre dhe gjatë ngasjes së biçikletave.
Aktiviteti do të mbahet në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.