Marrëveshje mes Postës dhe Ujësjellësit “Radoniqi”
Prishtinë, 30 korrik - Të gjithë konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Radoniqi” kanë mundësi që obligimet e tyre ndaj kësaj kompanie t’i përmbushin në zyrat postare të Postës së Kosovës.
Ujësjellësi “Radoniqi” do t’i vendosë sportelet për arkëtim në zyrat postare në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit, përkatësisht në gjithë territorin që e furnizon me ujë.
Kjo është bërë e mundur pas marrëveshjes së nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ujësjellësit “Radoniqi”, Ismet Ahmeti.
Udhëheqësit e të dyja kompanive janë shprehur të kënaqur që bashkërisht do të ofrojnë një shërbim më afër qytetarëve.
Përndryshe, Posta e Kosovës, ka nënshkruar para një muaji një marrëveshje të ngjashme edhe me Ujësjellësin Rajonal “Prishtina”.