Maqedonia merr 305 milion euro për hekurudhen Maqedoni- Bullgari
Shkup, 13 dhjetor - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ia siguroi Maqedonisë 305 mln euro për ndërtimin e hekurudhës deri në kufirin bullgar dhe për ndërtimin e autostradave.
Sipas fjalëve të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë Zoran Stavrevski bëhet fjalë për një nga korridoret strategjike për Maqedoni. Ai supozon të lehtësojë këmbimin e mallrave nga Italia përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë, deri në Bullgari dhe anasjelltas.