Maqedonia filloi ndërtimin e vijës së saj hekurudhore me Bullgarinë
Shkup, 3 mars- Maqedonia filloi ndërtimin e vijës së saj hekurudhore me Bullgarinë. Para një jave me një letër të përbashkët ministrat e jashtëm të dy vendeve Kristian Vigenin dhe Nikola Poposki kërkuan përkrahje nga Komisioni Evropian për ndërtimin e vijës midis Shkupit dhe Sofjes.
Bullgaria dhe Maqedonia janë ndër shtetet e pakta në Evropë që nuk janë lidhur njëra me tjetrën me vijë hekurudhore. Shkaqet për këtë janë lidhur me historinë e Ballkanit dhe rezultatet e Luftës Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, kur Maqedonia u përfshi në Jugosllavinë e ardhshme.