Maqedoni, telekomi i jep qeverisë dividendë prej 35 milionë euro

Shkup, 29 mars - Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të fitojë 35,5 milionë euro nga dividenda që do ta ndajë Telekomi i Maqedonisë për vitin 2012.
Qeveria e Maqedonisë posedon 38,68 për qind të aksioneve të kësaj kompanie.
Vendimi për pagesën e dividendës për vitin 2012 në vlerë të përgjithshme prej 5.646.607.282 denarë ose 91,8 milionë euro është sjellë në mbledhjen e sotme të Kuvendit vjetor të Telekomit.
Pagesa e dividendës do të bëhet në periudhën ndërmjet 17 dhe 30 prillit.