Maqedoni, Kompania TAV merr me koncesion aeroportet
Shkup, 2 mars - Zyrtarizohet marrja me koncesion e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit nga kompania turke TAV, e cila firmosi sot marrëveshjen me Qeverinë. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, për 20 muaj dhe investime prej 200 milion eurosh, Shkupi do të ketë aeroport modern, që do të ofrojë shërbime cilësore.
Drejtori operativ i TAV Holdingut, Murat Ornekol tha se për ndërtimin e aeroportit, do të bashkëpunohet edhe me kompani vendase.
Ne do të bëjmë aeroport modern që do të punojë sipas të gjitha standardeve botërore. Kemi vendosur që në procesin e rinovimit dhe të ndërtimit, të punojnë edhe me kompani maqedonase. Investimi ynë në Maqedoni, nënkupton hyrjen e TAV-it në Evropë, sepse Maqedonia është një vend me rëndësi strategjike për ekonominë dhe politikën botërore, tha Murat Ornekol, drejtor operativ i TAV Holdingut.
Jemi dëshmitarë të një momenti historik për Maqedoninë, sepse po shënojmë fillimin e modernizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës ajrore. Sot fillon realizimi i ëndrrës disa dekadëshe për ne, që të kemi aeroporte moderne që do të punojnë me standarde botërore, u shpreh Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Me marrëveshjen për koncesion, TAV është obliguar në investim prej 200 milionë eurosh për rikonstruktimi dhe modernizimi i aeroportit "Aleksandri i Madh" në Shkup dhe "Shën Apostuli Pali" në Ohër. Është paraparë edhe ndërtimi i kargo aeropotit në Shtip, por sipas paralajmërimeve të fundit të udhëheqësisë së TAV-it ajo do të fillojë pas 10 viteve pasi që do të përgatitet studimi metereologji.
Në pajtim me marrëveshjen e koncesionit, TAV-i i garanton për vendet e punës të punësuarit në aeroportin e Shkupit dhe në atë të Ohrit, me të drejtat e tyre ekzistuese. Koncesioneri në aeroportin e Shkupit është obliguar në ndërtimin e ndërtesës së re terminale prej 40.000 metra katrorë, të vazhdohet pista e fluturimit-aterimit për 500 metra, të ndërtohet parkim për automobila, rrugë hyrëse me unazë të re, instalimin e sistemeve për navigacion, të ndërtohet infrastruktura e nevojshme komunale, përfundimi i ndërtimeve ose ndërtesa të reja administrative, parkim të ri për flotën ajrore si dhe furnizimi i pajsijevs së re të nevojshme për aeroportin që të funksionojë në pajtim me standardet ndërkombëtare.
TAV-i turk operon në aeroporte në shtatë vende dhe ofron shërbimet e tij 42 milionë pasagjerëve në vit. Në projektet për Maqedoninë parashikon një hyrje prej pesë milinoë pasagjerëve në aeroportin e Shkupit dhe 0,2 milionë në atë të Ohrit. Pas ndërmarrjes së aeroporteve në duart e investuesit turk do të jetë shërbimi i përgjithshëm i udhëtarëve dhe siguria e tyre, për çka në holding funskionojnë kompani të veçanta.