MAPL mbështet asfaltimin e rrugëve në fshatin Bostan dhe Prekovc
Prishtinë, 24 mars - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanovic, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për Asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Bostan dhe Prekovc, Lagjja Quk në komunën e Novobërdës.
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Bajram Gecaj dhe Kryetarit Ivanovic, u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës.