MAPL financon ndërtimin rrugës së shkollës në fshatin Rastovicë
Prishtinë, 8 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për zbatimin e projektit Ndërtimi i rrugës së shkollës Kelmendi- në fshatin Rastovicë.
Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e marrëveshjeve të mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës.