MAPL financon ndërtimin e trotuarit me ndriçim publik në Bujari
Prishtinë, 18 maj - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit, Ndërtimi i trotuarit me ndriçim publik në fshatin Bujari\".
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetarit Ahmeti, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së, për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës.