MAPL financon asfaltimin e rrugëve në Pasjan
Prishtinë, 16 maj - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Partshit, Dragan Nikolic, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit, Shtrimi me kubëza të betonit dhe asfaltimi i rrugëve në Pasjan\".
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetarit Nikolic, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së për komunat në financimin e projekteve kapitale.