MAPL financon asfaltimin e rrugës Gorazhdec-Grabovc
Prishtinë, 13 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit Asfaltimi rrugës Gorazhdec-Grabovc, Gorazhdec në fshat dhe Rruga e minoritetit egjiptian në komunën e Pejës.
Nënshkrimi e marrëveshjes më komunën e Pejës u realizua në kuadër të mbështetjes financiare të MAPL-së për financimin e projekteve kapitale me interes për komunat dhe qytetarët.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit do të vazhdojë edhe komunat tjera të Kosovës, ndërsa deri tani janë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me komunat Gjakovë, Obiliq, Lipjan, Viti, Skenderaj, Istog, Hani i Elezit, Deçan, Mitrovicë, Vushtrri, Drenas, Fushë Kosovë dhe Kaçanik.