Malaysia Airlines, dëgjohen zëra të rinj
Canberra, 9 prill - Ekipet që po kërkojnë aeroplanin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines kanë dëgjuar zëra të rinj që përkojnë me regjistrimet e kutisë së zezë.
Shefi i kërkimeve, Angus Hosuton, ka thënë se zërat janë dëgjuar sot nga anija australiane Ocean Shield.
Gjatë fundjavës së kaluar, Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se janë dëgjuar sinjale të ngjashme, por më vonë është konfirmuar se ato nuk i përkasin fluturimit MH370.
Ky i fundit është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord.
Ai ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin.