26 Dhjetor 2024

Malajzia, e bindur për gjetjen e aeroplanit MH370

Kuala Lampur, 16 qershor - Megjithëse janë mbushur 100 ditë nga humbja e aeroplanit të fluturimit MH370 të "Malaysia Airlines", kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil të Malajzisë Azharuddin Abdul Rahman shprehu besimin e plotë për gjetjen e këtij avioni.

Rahman deklaroi të dielën që qeveria malajziane nuk ka fshehur asnjë informacion lidhur me aeroplanin e humbur. "Qeveria do të publikojë të gjitha informacionet, por nëse ndonjë informacion lidhet me hetimet, do të publikohet vetëm pasi të mbarojnë hetimet," tha ai.

Rahman u shpreh po ashtu se qeveria ka publikuar përmbajtjen e bisedave mes pilotëve, vendet e uljes së udhëtarëve, listën e mallrave që po transportonte aeroplani, si edhe rezultatin fillestar të hetimeve.

Më 8 mars, aeroplani i fluturimit MH370 i kompanisë "Malaysia Airlines" humbi kontaktet gjatë fluturimit nga Kuala-Lumpuri për në Pekin. Në bord kishte 239 udhëtarë, 154 ndër të cilët kinezë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)