25 Dhjetor 2024

Malajzia Airlines publikon detajet e humbjes së avionit

Kuala lampur, 15 mars – Për herë të parë kompania Malaysia Airlines publikoi hollësitë e komunikimit me fluturimin MH370, gjashtë orë pasi u zhduk nga radarët.

Menaxheri ekzekutiv i biznesit Hugh Dunleavy, informoi të afërmit e pasagjerëve këtu në Pekin. Ai tha se avioni humbi kontaktin me autoritetet malajziane të trafikut ajror midis orës 1:30 dhe 2:30 të mëngjesit të 8 marsit.

Në orën 2:30 të mëngjesit, pasi lidhjes me kullën e kontrollit ajror, u konfirmua zhdukja e avionit, i cili ishte duke fluturuar në kontaktin e fundit në lartësinë e 10 668 metrave (35 000 këmbë).

Nga ora 2:35 deri në orën 3:00 të mëngjesit, kulla e kontrollit kontaktoi nëpërmjet satelitit me avionin, por nuk mori përgjigje. Nga ora 3:15 deri në orën 3:40 të mëngjesit, kulla e kontrollit u përpoq të lidhej me fluturimin MH370 nëpërmjet 5 fluturimeve të tjera të Malaysia Airlines, por dështoi.

Në orën 7: 40 të mëngjesit, për herë të parë kompania njoftoi publikisht zhdukjen e avionit.

Qeveria malajziane filloi operacionin e kërkimit pas orës 8:15.

Sipas Hugh Dunleavy-t, barka e shpëtimit që ndodhej e instaluar në avion mund të mbante të gjithë 239 pasagjerët, 8 pako të ndihmës me ujë pijshëm, ilaçe, treguesin për vendndodhje dhe të tjera mjete, për 7 ditë.

Lidhur me shkaqet e ngjarjes, përfaqësuesi malajzian u shpreh se deri më tani nuk janë përjashtuar: rrëmbimi, komploti dhe fatkeqësia, ndërsa po vazhdon puna e kërkimit, vendndodhja e avioni nuk duhet ende

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)