Makina fluturuese merr licencën
Florida, 9 korrik - Krijuesve të kësaj makine u është dhënë e drejta për të udhëtuar në qiell për më shumë se një vit - por kjo nuk shërben shumë përderisa mendohet se duhet ta ngasësh edhe në rrugë. Por tani makina fluturuese është shpallur zyrtarisht e ligjshme.
Kjo do të thotë se Terrafugia Transition mund të jetë në garazhet e SHBA-së vjeshtën e ardhshme, pas dy vitesh vonesë.
Mund të mos jetë e para makinë fluturuese në botë por krijuesit e saj thonë se është e para makinë që ka krahë që mblidhen automatikisht, me shtypjen e një butoni.
Kushton 200,000 dollarë - gati sa një Ferrari - dhe mund të rezervohet online me një depozitë "modeste" prej 10,000 dollarësh.
Tashmë me këtë mjet mund të udhëtohet në rrugët e SHBA-së pa e shkelur ligjin.