28 Dhjetor 2024

Lunaçek reagon pas kërcënimit të Shales ndaj punëtorëve të RTK-së

 Prishtinë, 16 shkurt - Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga Sindikata e Pavarur rreth kërcënimit të fundit të Drejtorit Gjeneral, Mentor Shala ndaj punëtorëve të RTK-së dhe gjendjes së përgjithshme në Transmetuesin Publik.

Përmes një përgjigje dërguar Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Zyra e Zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian ka bërë të ditur se Lunaçek po e ndjek nga afër situatën  dhe se ka në konsideratë letren e sindikalistëve, me rastin e amandamentimit të draftit të Raportit Vjetor të  Parlamentit Evropian për Kosovën.

Dëgjimi i dytë dhe votimi për raportin do të bëhet në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 28 dhe 29 Shkurt.

Ditë më parë, Drejtori Gjeneral, Mentor Shala përmes një postimi në facebook i ka kërcënuar dhe fyer punëtorët e tij me gjuhën më të ulët dhe denigruese duke i quajtuar baktere për të cilët ka antibiotikë dhe punëtorë që nuk i hanë as qentë.

Kryesia e Sindikatës këtë kërcënim e ka denoncuar në Polici pasi konsideron se antibiotikët që i përmend Z. Shala përdoren vetëm për një qëllim që t’i vrasin ose eliminojnë bakteret.

Ky është vetëm njëri nga rastet e kërcënimit dhe shantazhit ndaj punëtorëve, e veçanërisht ndaj përfaqësuesve sindikalë, pasi sindikata posedon edhe dëshmi të tjera të letrave kërcënuese të drejtorit gjeneral ndaj të cilave edhe ka reaguar publikisht disa herë.

B ordi i RTK-së si organ mbikqyrës i Transmetuesit Publik ende nuk ka reaguar  ndaj kërcënimit, fyerjes dhe gjuhës denigruese të drejtorit të përgjithshëm të RTK-së ndaj punëtorëve.  



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)