Lufthansa nis përdorimin e biokarburanteve
Berlin, 19 shtator - "Lufthansa" gjermane e para midis kompanive ajrore botërore shpalli mbi fillimin e përdorimit të biokarburanteve në fluturimet e rregullta të aeroplanëve të vet.
I pari me karburantin e ri do të fluturojë sipas itinerarit Hamburg-Frankfurt aeroplani Airbus A321.
Karburanti në fjalë është një përzierje biokerosini, që prodhohet nga bima e quajtur Jatropha, dhe vajgurit të zakonshëm në një raport 50 për qind me 50 për qind.
Që nga 1 korriku ky lloj karburanti ka marrë çertifikatë ndërkombëtare për përdorim në aviacionin civil.