22 Dhjetor 2024

Lufthansa kërkon ndihmë nga shteti për të mbajtur punëtorët

Frankfurt, 1 prill - Dy të tretat e stafit të aviokompanisë gjermane "Lufthansa" do të punojnë me orar të shkurtuar pasi kompania duhej të anulonte një numër të madh fluturimesh për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

"Lufthansa" sot deklaroi se kanë aplikuar tashmë ose do të bëjnë kërkesë për ndihmë shtetërore për të mbajtur rreth 87 mijë punëtorë që do të punojnë më orar të shkurtuar.

Linja ajrore gjermane ka më shumë se 135 mijë të punësuar në të gjithë botën.

"Lufthansa" të hënën tha se ka arritur marrëveshje me Këshillin e saj të Punonjësve dhe sindikatat për të prezantuar punë me orar të shkurtuar në Frankfurt dhe Mynih për të paktën 27 mijë personal të stafit të kabinës dhe të tjerë.

Gjithashtu u njoftua se anëtarët e Bordit ekzekutiv kanë hequr dorë nga 20 për qind e fitimeve të tyre "në solidaritet me të gjithë punonjësit".

Deri më tani, rreth 700 nga 763 avionët e "Lufthansa"-s janë të parkuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)