Lufthansa ka anuluar pothuajse të gjitha fluturimet
Berlin, 22 prill - Të hënën kompania ajrore gjermane Lufthansa ka anuluar pjesën më të madhe të fluturimeve për shkak të grevës së punonjësve, të cilët kërkojnë paga më të larta.
Nga 1.700 fluturimet e planifikuara për të hënën, kompania do të kryejë vetëm 20.
Kjo është greva e dytë në shkallë të gjerë e punonjësve të kompaninë brenda dy muajve të fundit.
Sindikata kërkon një rritje prej 5% të pagave të ekuipazhit të avionëve dhe garancinë e ruajtjes së vendeve të punës.
Sindikalistët thonë se pagat e punonjësve nuk janë rritur tashmë që prej 3 vjetësh.