22 Dhjetor 2024

Lufthansa e interesuar të fillojë fluturimet në Kosovë

Prishtinë, 2 korrik - Një delegacion i aviokompanisë më të madhe europiane njëherit dhe njërit prej liderëve botërorë në këtë fushë, kompanisë gjermane Lufthansa është takuar sot më menaxhmentin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për të parë mundësinë e fillimit të fluturimeve nga Gjermania për në Kosovë. Bëhet fjalë për mundësinë e fillimit të fluturimeve nga disa qytete të Gjermanisë për  në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga fillimi i vitit të ardhshëm.

“Patëm një takim shumë të rëndësishëm me një delegacion të aviokompanisë së mirënjohur Lufthansa, të cilët janë duke u interesuar për të filluar fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Interesimi i kësaj aviokompanie dëshmon për kapacitetet gjithnjë në rritje dhe atraktivitetin e aeroportit tonë në raport me aviokompanitë më të njohura”, tha drejtori menaxhues i ANP-së Agron Mustafa.

Sipas tij, nëse kjo kompani fillon fluturimet në vitin e ardhshëm atëherë do të rritet edhe më shumë konkurenca që do të reflektohet në çmimet e biletave.

“Vet interesimi nga Lufthansa për fillimin e fluturimeve nga ta, do të thotë shumë si për sigurinë që ofron aeroporti dhe vet atraktivitetin e Kosovës në raport më aviokompanitë e fuqishmë dhe investimet e jashtme. Prezenca e mëhershme e aviokompanive të fuqishme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës po vazhdon të shtojë interesimin e aviokompanive më të mëdha evropiane dhe botërore që të jenë prezentë në ANP”. tha tutje drejtori Mustafa.

Dealegacioni i Lufthansa Group udhëheqej nga z. Volker Muhle, Menaxher  Përgjithshëm për Lufthansa German Airlines dhe Austrian Airlines për Kosovë dhe Shqipëri, ku në ekipin e tij ishin edh zyrtarë të lartë për zhvillimin e biznesit dhe të planifikimit të Lufthansa group.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës fluturojnë pothuajse të gjitha aviokompanitë e mëdha botërore si British Airways, Austrian Airlines, Swiss, EasyJet, Airberlin, Malev, Turkish Airlines, Adria, Norëegian Air, Croatia Airlines, Montenegro Airlines etj etj.

Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon të jetë në rritje në ANP. Nëse krahasojmë muajin Qershor 2010 me të njëjtin muaj gjatë vitit 2009, nëpër ANP kanë kaluar rreth 10% më shumë udhëtarë komercial dhe janë realizuar rreth 9% fluturime komerciale më shumë, apo thënë në shifra 43057 udhëtarë dhe 227 fluturime më shumë se sa në vitin paraprak.

Ndërkaq rritja e numrit të udhëtarëve për gjashtë mujorin e parë të vitit 2010 në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të vitit 2009 është rreth 9% më shumë, ndërsa numri i fluturimeve sillet rreth 10% .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)