22 Dhjetor 2024

Lufthansa blerësi më serioz për Kroatia Airlines

Zagreb, 15 shkurt - Blerësi më serioz i aviotransportuesit kroat Kroatia Airlines, është partnerja shumëvjeçare Lufthansa, e cila më së mirë përballoi krizën ekonomike, lajmëroi Bgnes.

Kroatia Airlines për dallim nga JAT ka gjasa më të mëdha për t`u shitur, për shkak se kompania nuk është aq e madhe që të nevojitet transformim i plotë për t`u bërë profitabile.

“Kroatia Airlines është në situatë shumë të mirë nga JAT-i, i cili është i organizuar si “dinosaur” nga kohërat e kaluara, por nëse privatizohet, pronarët e rinj do të kërkojnë ndryshime të rëndësishme. Ne kërkojmë tregje të reja dhe kemi projekte në horizont, ndaj lajmi i mirë është se ndihet përmirësimi në treg për 5 deri 6 për qind”, deklaroi Zeno Singer, bashkëpronar i Dubrovnik Airlines-it kroat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)