Lufthansa anulon rreth 900 fluturime për shkak të grevës
Berlin, 27 prill - Shkaku i grevës së punonjësve të martën, kompania ajrore gjermane Lufthansa anuloi të mërkurën rreth 900 fluturime.
Në deklaratën e kompanisë thuhet se nga anulimet do të ndikohen 87 mijë pasagjerë.
Para kësaj, unioni i përbashkët i sektorit të shërbimit i Gjermanisë paraqiti kërkesën për ngritjen e të ardhurave të rreth 2 milionë punonjësve të shërbimit publik, duke i bërë thirrje punonjësve të aeroporteve të Frankfurtit, Mynihut, Hanoverit etj., t\'i bashkohen grevës.