Lufthansa anulon 850 fluturime nga greva
Frankfurt, 26 nëntor - Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka bërë të ditur se ka anuluar 850 fluturime për distanca të shkurtra dhe të mesme, duke ndikuar tek planet e udhëtimit të 100 mijë pasagjerëve, pasi një grevë e pilotëve hyri në ditën e tretë.
Greva është në kuadrin e një mosmarrëveshjeje për rrogat dhe është e 14-a që nga viti 2014.
Sindikata e ka njoftuar grevën ditë pas dite dhe ka thënë do të vazhdojë të paktën deri të shtunën. Fluturimet në distanca të gjata vazhduan sot, por nesër mund të ketë pezullime mes tyre.
Sindikata po kërkon rritje rrogash pasvepruese prej 3.66 për qind në vit, për pesë vitet e gjysëm të kaluara, një kërkesë që Lufthansa thotë se është e pamundur të plotësohet, pasi përballet me konkurrencë të lartë nga linjat ajrore të gjirit dhe ato evropiane me çmime të ulëta.