Londër - Sidnej për 90 minuta, avioni hipersonik gati në 2050
Londër, 26 janar - Një aeroplan hipersonik do të ndërtohet në vitin 2050, i cili do të arrijë një shpejtësi 24 herë më më të shpejtë se ajo e zërit.
Aeroplani i pazakontë, do të arrijë të përshkojë distancën nga Londra për në Sidnej vetëm për 90 minuta.
Edhe pse projekti është ende në letër, Martin Sippel, koordinatori i projektit, beson se ky projekt do të mund të tërheqë vëmendjen e kompanive ajrore private pas një ose dy dekadash.
Projekti i tanishëm parashikon një raketë shtytëse për nisjen e aeroplanit dhe një kabinë të fortifikuar për pasagjerët, e cila nuk mund të mbajë më shumë se 50 vetë.