26 Dhjetor 2024

Lluka merr vendim që automjetet zyrtare të përdoren vetëm në orar të punës

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, sot ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të  automjeteve zyrtare të MZHE-së, pas orarit të punës.

Vendimi i Ministrit Lluka parasheh te shfuqizohen të gjitha vendimet në fuqi, për përdorim të automjeteve zyrtare pas orarit të rregullt të punës.

Po ashtu përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm.

Të gjitha automjetet e regjistruara me nga dy palë targa urdhërohen të përdorimin vetëm targat zyrtare sipas legjislacionit në fuqi.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)