Linjat Ajrore Turke në 5 muaj transportuan 25 milionë pasagjerë
Ankara, 15 qershor - Siç njofton Platforma e THY-së numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me Linjat Ajrore Turke në 5 muajt e parë të vitit ka arritur në 25 milionë.
Numri i pasagjerëve të Linjave Ajrore Turke (THY) në 5 muajt e parë të 2016-s ka arritur në 25 milionë.
Sipas përfundimeve të publikuara në Platformën e THY-së për 5 muajt e parë të vitit 2016, numri i udhëtarëve nga 23,2 milionë që ka qenë në periudhën janar-maj 2015, këtë vit për të njëjtën periudhë ka shënuar një rritje prej 7,8%.
Rritja në numrin e pasagjerëve në linjat e brendshme është realizuar në shifrën 10,5%, kurse në linjat ndërkombëtare rritja ka qenë 5,8%.
Numri i fluturimeve që janë realizuar për pasagjerët në krahasim me 5 muajt e parë të vitit është rritur me 7,8% dhe gjatë kësaj periudhe janë realizuar 187 mijë e 482 fluturime të tilla.
Ndërsa ngarkesa kargo-postë që është transportuar me avionët e THY-së është rritur me 10,4% dhe në total gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë transportuar 313 mijë e 772 tonë ngarkesë të natyrës kargo ose të shërbimit postar.