23 Dhjetor 2024

Linjat Ajrore Turke do të blejnë 117 avionë të rinj për pasagjerë

Stamboll, 17 mars - Linjat Ajrore Turke (THY) kanë bërë një porosi rekord për avionë. Kompania "Turkish Airlines", e cila vendosi të blejë 117 avionë të rinj për pasagjerë, synon të bëhet shoqëria më e madhe e aviacionit civil në Evropë.

THY-të kanë marrë vendim për blerjen më të madhe të avionëve në historinë e aviacionit civil.

Falë 117 avionëve të rinj, që do të fillojnë t'i bashkohen flotës së saj aktuale në vitin 2015, Linjat Ajrore Turke kërkojnë të bëhen kompania ajrore lidere në Evropë.

Avionët do t'i bashkëngjiten flotës aktuale deri në vitin 2020, kur Turkish Airlines do të ketë gjithsej 375 avionë, përfshi këtu edhe avionët kargo.

Flota e Linjave Ajrore Turke aktualisht numëron 211 avionë dhe në fund të këtij vitit numri i tyre do të rritet në 235.

Të gjithë 117 avionët e rinj do të blihen nga një kompani evropiane dhe do të jenë nga më të sofistikuarit e ambientalistët, që janë prodhuar deri më sot në historinë botërore të aeronautikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)