Linjat Ajrore Turke dhe Lufthansa bashkohen
Ankara, 3 nëntor - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan foli për propozimin që Merkel i bëri atij në lidhje me THY-në gjatë vizitës në Gjermani.
Në Mbledhjen e 19-të për Konsultime dhe Vlerësime të Partisë AK, organizuar në Kızılcahamam (Këzëllxhëhamam) të Ankarasë, Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan foli për propozimin që i është bërë atij gjatë vizitës në Gjermani në lidhje me kompaninë ajrore turke THY.
Kryeministri Erdoan tha: \"Gjatë qëndrimit në Gjermani Kancelarja gjermane Merkel më propozoi që Lufthansan dhe Linjat Ajrore Turke t\'i përfshijmë nën një administratë të përbashkët. Edhe unë i kam dhënë përgjigje pozitive këtij propozimi. Kjo është diçka e përfshirë në projektet tona dhe shpresoj që për Linjat Ajrore Turke dhe Lufthansan të hedhim një hap të tillë\".