06 Janar 2025

Linjat Ajrore Turke arrinë 1 miliardë dollarë fitim për vitin 2015

Ankara, 2 mars - Linjat Ajrore Turke (THY) për herë të parë në historinë e saj ka kapërcyer kufirin e 1 miliardë dollarëve në fitim dhe për vitin 2015 fitimi neto i kompanisë llogaritet të jetë 1 miliardë e 69 milionë dollarë.

Në vitin 2015 kompania e njohur turke THY ka realizuar një rritje të kapaciteteve me 13,6% dhe me 453 mijë fluturime që ka realizuar në këtë periudhë me një raport shfrytëzimi 78% ajo ka transportuar gjithsej 61,2 milionë pasagjerë.

Kryetari i Këshillit Drejtues dhe CEO (Shefi Bordit Ekzekutiv) i shoqërisë së fluturimeve, Ilker Ajxhë (İlker Aycı) thotë se vitin 2015 e kanë mbyllur me shifra shumë pozitive.

-Pavarësisht konkurrencës intensive në këtë sektor global me pasoja financiare, situatës së destabilizuar politike dhe ekonomike në hapësirën përreth Turqisë dhe luhatjet në kursin e këmbimit të valutës, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në këtë sektor, THY e ka ruajtur pozicionin e saj në mesin e kompanive që kanë dalë me fitime të mëdha në vitin 2015\", sqaroi Ajxhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)