22 Dhjetor 2024

Linjat ajrore mund të dalin nga kriza në tremujorin e fundit të vitit 2020

Paris, 2 prill - Agjencia e industrisë ajrore botërore njoftoi se linjat ajrore mund të dalin nga kriza e paprecedentë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në tremujorin e fundit të këtij viti.

Alexandre de Junaic është drejtuesi i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

"Po përballemi me një krizë të pashembullt në një nivel dhe madhësi që nuk dihet. Pra, është kriza më e rëndë që kemi kaluar në 20 vitet e fundit, më e rëndë se 11 shtatori dhe se kriza financiare e vitit 2008. Është e pashembullt."

Sipas IATA-s, shumë kompani ajrore do të luftojnë për të mbijetuar deri në tremujorin e katërt të vitit.

Linjat ajrore mund të regjistrojnë një humbje neto kolektive prej 39 miliardë dollarësh amerikanë këtë tremujor pasi shumica e tyre nuk operojnë.

Shefi i IATA-s u bëri thirrje qeverive të shpejtojnë ndihmën për kompanitë ajrore që përballen me humbje vjetore 252 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)