22 Dhjetor 2024

Linjat ajrore botërore kërkojnë ndihma për të shpëtuar industrinë e transportit ajror

Bruksel, 26 mars - Linjat ajrore botërore u kanë kërkuar qeverive të shpejtojnë ndihmat për të shpëtuar industrinë e transportit ajror, pasi sipas vlerësimit të tyre humbja e të ardhurave për vitin 2020 nga kriza e koronavirusit është mbi 250 miliardë dollarë amerikanë.

Alexandre de Juniac është drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror.

"Tani që kriza është zgjatur, ne kemi para edhe për rreth dy muaj ose pak më pak. Pas kësaj, paratë do të na mbarojnë, kështu që na duhet dëshpërimisht një injektim të hollash në industrinë tonë. Kemi vlerësuar një shumë prej 200 miliardë dollarë amerikanë si nevojë për industrinë e linjës ajrore."

Shumë linja ajrore në botë kanë disa javë që nuk kryejnë fluturime dhe për të mbijetuar kanë kërkuar mbështetjen e qeverisë.

IATA thotë se pa mbështetjen e qeverisë, pothuajse gjysma e kompanive ajrore mund të përballen me faliment gjatë javëve të ardhshme.

Ryanair është linja ajrore më e madhe në Europë për numrin e pasagjerëve.

Kompania thotë se nuk do të ketë fluturime as në prill dhe as në maj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)