22 Dhjetor 2024

Linja hekurudhore Podujevë - Fushë Kosovë do të bëhet përsëri funksionale

Prishtinë, 11 mars - INFRAKOS po planifikon të rehabilitojë dhe mundësojë linjën hekurudhore Podujevë - Fushë Kosovë përmes Prishtinës.

Degët e Linjës Lindore Hekurudhore (Podujevë - Fushë Kosovë) të Korridorit X Pan-Evropian, janë ndërtuar në vitin 1949 dhe lidhin stacionet Podujevë, Bardhosh, Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Kjo linjë hekurudhore pësoi dëmtime të konsiderueshme gjatë periudhës 1990 deri 1999 dhe seksioni nga Prishtina në Podujevë nuk është operacional dhe gjendja e saj aktuale nuk është e përshtatshme për trafik, pasi pothuajse të gjithë përbërësit e superstrukturës janë larguar (mungojnë).

Një nga objektivat e vendosura në Strategjinë Sektoriale dhe Transportin Multimodal 2015-2025 dhe Planin e Veprimit 5 vjeçar është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe sigurimi i një rrjeti hekurudhor prioritar që lidh portat e transportit me zonat e rritjes së mundshme ekonomike. Kjo Linjë Lindje-Perëndim është pjesë e këtij rrjeti hekurudhor prioritar.

Sipas Studimit të Fizibilitetit për Rehabilitimin e Përgjithshëm të Linjave Hekurudhore Lindje-Perëndim në Kosovë, i cili u financua nga WBIF dhe përfundoi në 2013, rehabilitimi dhe modernizimi i përgjithshëm i kësaj linje fillimisht  u vërtetua se ka arsyeshmëri ekonomike.

Prandaj, INFRAKOS po planifikon të rehabilitojë dhe mundësoj linjën hekurudhore Podujevë - Fushë Kosovë, përmes Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)