21 Dhjetor 2024

Linja e 10-të hekurudhore i kontribuon zhvillimit ekonomik e social

Prishtinë, 19 dhjetor - Rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, edhe i paraprinë zhvillimit ekonomik, por edhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e fillimit të punimeve në këtë linjë hekurudhore.

Kryeministri Kurti theksoi se me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekte si ky i sotmi, i shërbejnë nismave të Qeverisë për të rritur bashkëpunimin për zhvillim të mëtejmë të vendit tonë.

"Ky projekt do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, edhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian", tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se pozita qendrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend të volitshëm tregtar dhe transportues. Jemi duke punuar që në të ardhmen të modernizohen edhe lidhje të tjera hekurudhore, kështu që të shtohet potenciali transportues e tregtar.

Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë.

"Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit", shtoi kryeministri.

Linja e 10-të Hekurudhore i përket Rrjetit Kryesor Hekurudhor të Zgjerimit të Korridoreve të Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T). Linja Pan-Evropiane “10” e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Kosovë e Maqedoni, e përfundon në Selanik të Greqisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)