25 Dhjetor 2024

LIMAK tani ka 670 punëtorë

Prishtinë, 3 mars - Aeroporti Nderkombetar i Prishtinës ’Adem Jashari‘ LKIA, ka njoftuar se i tere procesi i ripertirirjes se kontratave ka qene ne pajtueshmeri me ligjet e Kosoves dhe respektivisht me Ligjin e Punes dhe LKIA ka respektuar te gjitha te drejtat e punonjesve.


Me 4 Prill 2011 koncesionari ‚Limak & Aeroports de Lyon‘ ka marre nen menaxhim Aeroportin Nderkombetar te Prishtines’Adem Jashari‘.

Sipas marreveshjes me Qeverine e Kosoves koncesionari ka qene i obliguar qe te vazhdoje kontraten e 544 punetoreve nga lista e trasheguar nga aeroporti si kompani publike. Sidoqofte koncesionari ka vazhduar kontratat e punetoreve te tjere te cilet nuk ishin pjese e obligimit te kontrates dhe ka rritur numrin ne 672 punonjes te cileve iu ka vazhduar kontrata edhe per tri vite deri me 3 Prill 2014.

Punonjesit te cilet nuk jane pjese e kompanise me duke mos iu vazhduar kontratat kane pasur masa diciplinare kunder tyre perderisa disa te tjere kane dhene doreheqje.
Marreveshja tre vjeqare e kontratave do te skadoje me 3 Prill 2014 andaj duke respektuar te gjitha ligjet dhe procedurat LKIA nuk ka ndonje obligim kontraktual ndaj ndonje punetori.

Gjate ketij procesi LKIA ka bere edhe nje balancim ne paga te punonjesve e cila ka reflektuar ne zbritje apo ngritje te pagave te disa punonjesve.
LKIA eshte e dedikuar te punoje me punonjes te ri te edukuar dhe eshte e dedikuar te ofroje mundesi te mira per punesim per qytetaret e Kosoves dhe si e tille ka te drejte te rishikoj dhe selektoje punonjesit me te pershtatshem qe te punoj me ta.
Info ne shtese:

Me transferin ne terminalin e ri te Aeroportit Nderkombetar te Prishtines ’Adem Jashari‘ LKIA ka punesuar punonjes shtese dhe ne akoma jemi ne proces te nenshkrimit te kontratave.

Pamarre parasysh listen e 544 punonjeesve LKIA tani per tani numeron me shume se 670 punonjes.
Nga muaji Maj 2013 te gjithe punonjesit e LKIA jane siguruar me sigurime private.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)