23 Dhjetor 2024

Limak merr Aeroportin e Kajros

Prishtinë, 18 gusht - Koncesionari i aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompania “Limak”, ka fituar ofertën më të madhe në Egjipt për renovimin dhe rritjen e kapaciteteve të pasagjerëve në Aeroportin e Kajros. Projekti që kushton 387 milionë dollarë është shenjë e besimit në Egjiptin e ri. Parashihet që ky projekt të përfundohet brenda 3 vjetëve.

”Limak”, në bashkëpunim me partnerin francez “Aeroport de Lyon”, ka marrë përsipër operimin e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Me projektin për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës parashihet ndërtimi i terminalit për të rritur kapacitetin e pasagjerëve. Kjo marrëveshje është vlerësuar shumë edhe në Kosovë, por edhe në Turqi.

Në tregun ndërkombëtar “Limak” vazhdon të dallohet me të arritura në projekte të ndërtimit, të prodhimit të energjisë dhe shpërndarjes së energjisë, të prodhimit të çimentos dhe për aktivitetet e turizmit në shumë fusha, por edhe me prezencën në portet më të rëndësishme të Mesdheut.

“Ne nuk shohim ndonjë rrezik në Egjipt. Ne besojmë se Egjipti është një mjedis i mirë për investime,” ka thënë anëtari i bordit të “Limak Holding”, Ebru Ozdemir, duke folur për suksesin në Egjipt.

Në kuadër të projektit për Aeroportin e Kajros parashihet që të ndërtohet platforma e re me terminalin e ri të integruar me tërë infrastrukturën përcjellëse, siç janë pikat për karburante, zonat VIP, zonat “duty-free” dhe sistemet e transferimit të bagazhit, hoteli, si dhe rruga.

”Limak Holding” beson se sukseset e tij do të ndikojnë pozitivisht edhe në Kosovë. Anëtari i Bordit ekzekutiv të “Limak Holding”, Serdar Bacaksiz, tha se jemi dëshmuar se po marrim hapa të bëhemi lider në industrinë e aviacionit.

“Angazhimi ynë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do të jetë edhe më i madh. E ndiejmë që për këtë e kemi mbështetjen edhe të popullit të Kosovës e për angazhimin tonë në Kosovë e kemi edhe përkrahjen e popullit të Turqisë që na ka dërguar shumë mesazhe përkrahjeje”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)