Limak me mundësi të reja për kosovarët
Prishtinë, 23 korrik - Sukseset e kompanisë Limak që menaxhon dhe operon me ANP Adem Jashari nuk kanë të ndalur.
Kompania Limak ka fituar tenderin prej 210 milion euro për ndërtimin e aeroportit Rostov në Rusi me një sipërfaqe të terminalit prej 55,000m2, ndërtesa administrative dhe zyre 18,000m2 si dhe depo dhe Cargo prej 19,000m2.
Me fitimin e këtij projekti kompania Limak është duke shqyrtuar mundësitë e punësimit të kosovarëve ( inxhinierë dhe arktiektë) të cilët kanë punuar në Grupin Limak në Kosovë që të jenë pjesë e projektit të ndërtimit të këtij aeroporti, thuhet në njoftimin Limak ANP Adem Jashari.
Po ashtu, për shkak të një bashkëpunimi të mirë me kompani nënkontraktuese kosovare në ndërtimin e ANP Adem Jashari kompania Limak është duke shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit me kompani nënkontraktuese kosovare edhe në ndërtimin e aeroportit me të madh në botë Istanbul Grand Airport në Turqi, i cili do të perfundojë në vitin 2018.
Gjatë periudhës së fundit disa arkitektë dhe inxhinierë kosovarë janë të angazhuar në projektin e Kajro-s si pjesë e grupit Limak të cilët janë duke ndërtuar aeroportin e Kajro-s, thuhet në njoftim.