29 Dhjetor 2024

Limak fiton tenderin për ndërtimin e terminalit të aroportit te Kuvwait-it

Prishtinë, 24 gusht - Kompania Limak e cila ka ndërtuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka njoftuar se ka fituar edhe tenderin për ndërtimin e terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kuwait-it për 4.34 miliardë dollar.

Kompania e Ndërtimeve të Limakut (Limak İnşaat ) ka njoftuar se ka fituar edhe tenderin prej 4.34 miliardë dollar në ndërtimin e terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kuwait-it ku oferta e tyre ështe aprovuar nga Komiteti Qendror i Tenderëve të Kuwait-it (CTC-Central Tender Committee).

Ky terminal fillimisht do të ketë kapacitetin për procesimin e 13 milion udhëtarëve dhe do të zgjerohet në kapacitetin e procesimit të 25 milion udhëtarëve në vit.

Për më tëpër kompania do të ofrojë shërbime të mirëmbajtjes dhe riparimeve edhe dy vite pas kompletimit dhe tranferimit të ndërtesës ku financimi do të bëhet më pas nga shteti i Kuwait-it.

Ky njëherit është edhe tenderi më i madh i fituar nga kompania e ndërtimeve të Limak-ut si një paketë e vetme.  

Kompania Limak përveq që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‚Adem Jashari‘ ku ka treguar suksese të njëpasnjëshme pas ndërtimit të këtij terminali, kjo kompani është edhe pjesë e konsorciumit për ndërtimin e aeroportit të tretë në Stamboll, pastaj është në përfundim e sipër të terminalit të Cajro-s ( në vlerë prej 397 milion euro), dhe këtë vit ka fituar edhe tenderin e ndërtimit të terminalit të Rostov në vlerë prej 210 milion eurosh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)