Limak do të ndërtojë aeroportin rus
Moskë, 21 qershor - Firma turke Limak, ndërtuesi dhe administruesi i aeroportit të Prishtinës, bashkë me një ortak rus do të ndërtojë aeroportin Rostov me kapacitet 8 milionë pasagjerë në vit.
Tenderin për ndërtimin e Aeroportit Rostov në Rusi, i cili do të ketë një kapacitet vjetor afërsisht 8 milionë pasagjerë, e ka fituar firma turke Limak bashkë me ortakun rus Marashstroy.
Kontrata për fillimin e punimeve në aeroportin Rostov do të firmoset në fund të muajit qershor.