24 Dhjetor 2024

Limak dhe KFOR përplasen për terminalin

Prishtinë, 9 prill - Koncesionarit turko-francez i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Limak- Aeroports De Lyon”, nuk i kanë dalë ashtu siç ka menduar llogaritë në ndërtimin e terminalit të ri. Hapësira që do ta shfrytëzojë “Limak Kosovo”, nuk do të jetë e tëra ashtu siç kishte arritur marrëveshjen me institucionet e Kosovës gjatë koncensionimit të ANP-së.

Burime të gazetës Tribuna brenda ANP-së, bëjnë të ditur se Limak ka pasur një mosmarrëveshje me KFOR-in gjatë punimeve që është duke i bërë në ndërtimin e terminalit të ri.

“Një pjesë e zonës së hapësirës ku është duke u ndërtuar terminali i ri, kontrollohet nga KFOR-i, ndërkaq Limakut nuk i është bërë me dije kjo gjatë koncesionimit të ANP-së dhe kjo i ka paraqitur problem investitorit turk”, bën të ditur ky burim.

Mësohet se ky veprim ka alarmuar institucionet turke, me ç’rast ka ndikuar edhe në ftohjen e raporteve ‘vëllazërore’ me institucionet e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)