23 Dhjetor 2024

Limak afro gjysmë milioni euro borxh

Prishtinë, 7 mars - Nuk i ka paguar afro gjysmë milioni euro, taksë ndërtimi, por inspektorët nuk guxojnë t\'i ofrohen vendpunimit.

Kompania turke “Limak” po vazhdon ndërtimin e terminalit të ri në aeroportin “Adem Jashari”, pa u penguar nga askush.

Siç duket, menaxhmenti nga Turqia e ka shfrytëzuar mirë përzierjen e kompetencave mes institucioneve të Kosovës për këtë lloj pagese.

Në bazë të ligjit, ata i detyrohen Komunës së Lipjanit 504 mijë euro për taksën ndërtimore prej 12 eurosh për metër katror.

Kështu parashihet me rregulloren për taksa dhe gjoba të vitit 2012 të kësaj komune. E terminali i ri është premtuar se do të jetë 42 mijë metra katrorë.

Burime të gazetës Tribuna, brenda aeroportit tregojnë se tani për tani punëkryesit nuk e kanë ndërmend ta paguajnë borxhin. Se kujt duhet t\'i paguhen këto para, nuk dinë fort të tregojnë edhe institucionet vendore.

Në Komunën e Lipjanit thonë se të gjitha kompetencat i takojnë Ministrisë së Ambientit. Derisa, në këtë ministri thonë se taksa për ndërtim duhet të paguhen në Komunë të Lipjanit.

/tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)