Limaj i dorëzoi detyrën e ministrit të MTPT-së, ministrit Mujota
Prishtinë, 23 shkurt - Me rastin e formimit të Qeverisë së re, zyrtarisht u shënua pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, tashmë të emëruar si Infrastruktura.
Me këtë rast, ministri i deri tanishëm i MTPT-së, Fatmir Limaj, në një takim e njohu ministrin e sapo emëruar Fehmi Mujota, me të arriturat e deritanishme të kësaj ministrie si dhe me projektet të cilat janë duke vazhduar.
Në një konferencë me gazetarë, ish-ministri Limaj tha se pas zgjedhjës së Qeverisë së re, ne në mënyrë formale, bëmë pranim dorëzimin e detyrës në ministrinë e Transportit.
"Jam i bindur se do të vazhdojë me rezultatet në ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. I thash edhe ministrit Mujota, se unë do të jem i gatshëm në çdo kohë ti jap ndihmën time, për të realizuar projektet e parapara sipas politikave të kësaj ministrie dhe të Qeverisë së Kosovës, ka theksuar Limaj
Ndërsa, ministri Fehmi Mujota, me rastin e pranimit të detyrës së ministrit në këtë ministri theksoi: Duke shprehur konsideratën e lartë për punën jashtëzakonisht të madhe për ministrin Limaj, dhe stafin e tij për kohën e qeverisjës, në realizimin e projekteve të mëdha nacionale dhe projekteve brenda ministrisë për të mirën e popullatës së Kosovës dhe inftastrukturës në përgjithësi, ne sot po bëjmë një pranim dorëzim në kuptimin zyrtar.
Ministri Mujota poashtu vlerësoi se është shumë i ndërgjegjshëm se nuk do të jetë lehtë për të vazhduar punet e arritura të kësaj ministrie të udhëhequr nga zoti Limaj:
"Por ngelem të përqendruar në filozofinë e realizimit të politikës që të çohen përpara të gjitha projektet e filluara duke bashkëpunuar ngushtë edhe me Limaj edhe më tutje në të gjitha aspektet konsultime, sugjerime dhe të gjitha aspektet tjera profesionale duke e përfshirë edhe stafin e ministrisë"