Limaj as sot si pergjegjet fteses se Komisionit për Ekonomi
Prishtinë, 5 shkurt - Ftesës së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, për të njoftuar për gjendjen aktuale në lidhje me projektin e Autorrugës Morinë Merdar, ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit Fatmir Limaj, do ti përgjigjet pas datës 16 të këtij muaji.
Deputetet e këtij komisioni kanë thënë se ftesa ministrit i eshte derguar për shkaqe parimore e qe sipas tyre ata duan të ngrenë shqetësimet e tyre.
"Mungesa e transparencës, devijimi i trasesë, shpjegime të pa mjaftueshme për shumë gjëra në lidhje me këtë projekt, janë gjëra që duhet ti qartësoi më shum para komisionit, u tha në takim.
Kështu thanë përfaqësuesit e kësaj ministrie në mbledhjen e sotme të komisionit. Komisioni në mungesë kuorumi, nuk mundi të marrë vendim në lidhje me këtë çështje.