Licencohen dy operatorë për ofrimin e shërbimeve Postare
Prishtinë, 28 shkurt - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike (ARKEP) edhe Postare ka miratuar dhënien e licencave, autorizimeve për ushtrimin e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve postare Ekspres, Postë e Shpejtë dhe korrier për subjektet aplikuese.
'NPT CALI' si përfaqësuese e 'SKYNET WORLDWIDE EXPRESS', dhe
'ALBANIAN COURIER KOSOVA LLC' si përfaqësuese e 'ALBANIAN COURIER SHPK', nga Republika e Shqipërisë.
Konform procedurave të brendshme pas kryerjes së obligimeve ligjore dhe administrative nga aplikuesit subjekt të procesit të licencimit, Autoriteti edhe zyrtarisht ka bërë dorëzimin e licencave, duke i uruar subjektet e reja - operatorët postar të licencuar sukses në ushtrimin e veprimtarisë së tyre në ofrimin e shërbimeve postare ekspres dhe korrier, duke i inkurajuar për një konkurrencë të denjë dhe të drejtë në ofrimin e shërbimeve, cilësi dhe shërbime efikase dhe të shpejta, me çmime të përballueshme për të gjithë shfrytëzuesit - konsumatorët e shërbimeve.
"Autoriteti konfirmon dhe siguron të gjithë shfrytëzuesit - konsumatorët e shërbimeve postare dhe operatorët postar, se do të monitoroj dhe mbikëqyrë ushtrimin e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve postare nga të gjithë operatorët e licencuar postar, konform dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, duke siguruar transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë", thuhet nº komunikatën e ARKEP-ut..